Shtëpia është në pronësi të zyrtarit p0olicor të cilit në fundin e muajit mars i ishte dejgur vetura në qendër të Mitrovicës së Veriut.
Kjo është konfirmuar për Kossev nga zyra për informim e Policisë në Veri.
“Rasti ka ndodhur pak para mesnatës rreth orës 23:30. Dëme ka pasur vetëm në drirtare, por për fat të mirë s’ka dëme të mëdha, pasi zjarri është shuar menjëherë”, ka thënë Besim Hoti, transmeton lajmi.net
Hoti gjithashtu e konfirmoi se bëhet fjalë për të njëjtin zyrtar policor, vetura e të cilit ishte djegur në muajin mars.
“Ne do të bashkëpunojmë fort me qytetarët dhe autoritetet lokale në mënyrë që t’i gjejmë ata që e kanë bërë këtë. Sidomos kur bëhet fjalë për policët”, tha zëdhënësi për Mitrovicën e Veriut.
Raste të tilla të djegieve dhe sulmeve në Mitrovicën e Veriut tashmë janë bërë të zakonshme.
Për katër vitet e fundit në Veri janë djegur 33 makina.