Një person është sulmuar me thikë mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 24.02.2020 – 18:45. Viktima i mitur mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe është kategorizuar tek incidentet kriminale./Llapi.info