Një autobus kosovar është sulmuar sot përderisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Serbi, ku autobusi me udhëtarët kosovarë u godit me gurë.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe nga një udhëtarë, i cili është dyshimtar i këtij rasti.

“Sot në serbi është sulmuar ky autobus me udhëtar që dojnë të bëjnë pushim në kosovë”, ka shkruar Mentor Rama në “Facebook”.

Autobusi në fjalë ishte nisur nga Koln-i i Gjermanisë për të arritur në Prishtinë.