Gjatë ditës së djeshme një person që po kërkonte lëmoshë, është goditur me fshisë në kokë nga një tjetër person.

Një person ka raportuar se deri sa kishte qenë duke kërkuar lëmoshë në tregun e gjelbër ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull, i cili e kishte goditur me fshesë në kokë.

Rasti kishte ndodhur dje në treg te Zona Industriale në Prishtinë. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.