Një person është lënduar pasi që ishte sulmuar më mjet të fortë nga i dyshuar mashkull K-Shqiptar, dje në rrugën “Fitorja” në Podujevë, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.

Viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe me urdhër të pokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas Raportit të Policisë, shkaqet e këtij sulmi janë ende të panjohura. /Llapi.info