Një person ka raportuar Policinë se gjatë ditës së djeshme në Terminalin doganor Merdare-Podujevë, katër persona e kanë rrahur e ia kanë marrë veturën, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa vetura i është kthyer viktimës.
“Terminali Doganor Merdare-Podujevë 07.02.2020-11:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se katër persona e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë veturën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar. Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ndërsa vetura i është kthyer viktimës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thotë Policia.
Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vetëgjyqësi-lëndim i lehtë trupor”./Llapi.info