Një shqiptar është sulmuar nga serbët në veriun e Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha për Klankosova.tv se kanë pranuar informacione lidhur me rastin.
“Po, e kemi pranuar si informacion. Jemi duke punuar rreth hetimit të rastit”, tha Hoti.
Ende nuk dihet nëse ky rast lidhet me zhvillimet e fundit në vend, që kanë të bëjnë me qëndrimet e qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.