Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Orllan të Podujevës ka ndodhur një sulm ndaj një personi zyrtar, punëtor i KEDS-it.

Sipas policisë, është arrestuar një i dyshuar i cili me urdhër të prokurorit po mbahet në stacionin policor të Podujevës.

Llapi.info ka provuar të marrë një prononcim nga zyrtarët e KEDS-it në Podujevë, por ata nuk janë përgjigjur duke thënë se vetëm zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, mund të jap prononcime.

Llapi.info ka provuar të kontaktoj edhe Guri Shkodrën, por ka qenë e pamundur kontakti me të.

Portali “Llapi.info” mëson se në kohën kur është sulmuar punëtori i KEDS-it në detyrë kanë qenë dy punëtor, I.S. dhe V.B.

Sipas policisë në 24 orët e fundit në Podujevë, ka ndodhur edhe një aksident trafiku në fshatin Shtedim, ku dy vetura janë ndeshur mes vete. Personat e përfshirë në aksident kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 9 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info