Një i dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në ora 11:15 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pasi i njëjti për shkak të veprimeve-zhvillimeve të fundit në vend, ka sulmuar dhe fyer viktimën femër K-Shqiptare-zyrtaren policore. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Poashtu, policia njofton se ka arrestuar edhe një person mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ngjarja ka ndodhur dje në ora 04:00 në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë./Llapi.info