Një person mashkull K/Shqiptar, është arrestuar në Merdar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policie gjatë kryerjes së detyrës, njofton Llapi.info.
I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 08:45, sepse kishte sulmuar viktimën i cili kishte pësuar lëndime trupore meqë rast i është ofruar trajtim mjekësor.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.