Dy persona janë arrestuar dje në Podujevë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur familjarët e tyre, shkruan Llapi.info.
Siç njofton Policia, njëri i dyshuar kishte sulmuar fizikisht familjarin, derisa tjetri kishte kanosur axhën e tij.
Dy të arrestuarit pas intervistimit nga prokurori janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë 23.02.2024-17:30. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij dhe tjetri kishte kanosur axhën e tij. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.