Ka përfunduar java e 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Drita ka ruajtur pozitën e parë në tabelë e ndjekur nga Prishtina që vazhdon të jetë konkurrenti kryesor për titull të kampionit.

Në këtë javë ka pasur ndryshime edhe në listën e golashënuesve më të mirë në Superligë.

Kastriot Rexha me golin e shënuar në derbi ndaj Gjilanit ka arritur në kuotën e 14 golave këtë edicion.

Por numrin e njëjtë të golave ka shënuar edhe sulmuesi nigerian i Trepçës ’89, Oto John.

Pozitën e tretë e ndajnë dy sulmuesit e talentuar Mirlind Daku dhe Artur Magani me nga 13 gola.

Me 12 gola në pozitën e pestë ndodhet Genc Hamiti i Drenicës, ndërsa 10 gola ka shënuar Xhevdet Shabani i Dritës.

Lista e 11 golashënuesve më të mirë në Superligë:

Rexha K. Drita 14
John O. Trepca 89 14
Daku M. KF Llapi 13
Magani A. Liria 13
Hamiti G. Drenica 12
Shabani X. Drita 10
Haxhimusa B. Gjilani 9
Januzi A. Prishtina 8
Milicaj M. KF Feronikeli 8
Mankenda G. Prishtina 7
Morina A. KF Feronikeli 7