Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje me një prej sulmuesve më të mirë të vitit të kaluar në Ligën e Parë.

Bëhet fjalë për Muhametin Hysenin.

Njoftimi i plotë:

Sulmuesi 22-vjeç, Muhamet Hyseni pas dy-vitesh të kaluara tek Malisheva e Feronikeli ’74, rikthehet sërish në shtëpinë e tij.

Golashënuesi më i mirë i Feronikeli ’74 me 16 gola e 6 asistime, në prani të Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, ka firmosur kontratë tri-vjeçare.

Hyseni është ndër futbollistët që ka kontribuar në fitimin e Kupës së parë duke shënuar penaltinë vendimtare që ia sjelli klubit tonë trofeun e parë pas 89 vitesh klub.

Duke parë kualitetet e tij dhe sezonin fantastik që ka kaluar me Feronikeli ’74 ku me golat dhe asistimet e tij ishte ndër futbollistët më vendimtar, klubi ka qenë i bindur se rikthimi i tij do jetë më se i duhur për fazën ofensive.

Sulmuesit Muhamet Hyseni i dëshirojmë mirë se ardhje sërish në mesin tonë dhe i dëshirojmë suksese dhe një sezon të mbarë.

Presim që këtë edicion dhe edicionet e ardhshme ta kryej punën e tij siq di më së miri, t’i tund rrjetat kundërshtare me fanellën e klubit të tij të zemrës.