Sulmuesi i talentuar, Sokol Kiqina, i është bashkuar klubit nga Podujeva, KF Llapit, shkruan Llapi.info.
Kiqina ka nënshkruar kontratë 3- vjeçare me klubin nga “Zahir Pajaziti”, ka bërë të ditur në postim faqja zyrtare e Llapit.
“Sokol Kiqina hap një kapitull të ri në karrierën e tij duke u bërë pjesë e fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit. 20 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ne dhe do t’i bashkohet ekipit në përgatitjet për garat evropiane të ‘Conference League’”, thuhet në postim./Llapi.info