Skuadra e Llapit ka triumfuar në finalen e Super-Kupës së Kosovës në Futboll, pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-3, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte më e qetë, pa ndonjë rast të volitshëm.

Ishte minuta e 28’ e ndeshjes kur Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Endrit Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq.

Me rezultat të barabartë 0-0 u mbyll pjesa e parë në kryeqytet.

Me të nisur pjesa e dytë, epërsia numerike në fushë u barazua, pasi edhe Arbnor Ramadani i Llapit u përjashtuar me karton të kuq.

Kur po zhvillohej minuta e 66’, ishte Otto John që zhbllokoi rezultatin, për t’i dhënë epërsinë kryeqytetasve në 1-0.

Në minutat e mbetur, mysafirët nga Podujeva dominuan duke rrezikuar disa herë portën e nikoqirëve. Golin e barazimit e gjetën tek në minutat e fundit të ndeshjes. Festim Alidema realizoi 1-1, për t’i çuar kështu ekipet në vazhdime.

Llapjanët kaluan për herë të parë në epërsi në minutën e 101’, pas një goli të bukur të realizuar nga Valmir Veliu.

Mysafirët llapjanë nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 113’ realizuan për 1-3 me anë të Festim Alidemës, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Me rezultat 1-3 në favor të Llapit u mbyll ndeshja në “Fadil Vokrri”. Ky ishte trofeu i parë i këtij soji dhe i dyti në përgjithësi këtë vit për Llapin e Tahir Batatinës./Llapi.info