Skuadra e Llapit ka njoftuar për transferimin e mesfushorit, Ergyn Ahmeti.
Ahmeti ka nënshkruar kontratë një vjeçare tek skuadra e Llapit, teksa kalon tek ekipi i Batatinës pas eksperiencës së fundit tek Dukagjini.
Ja njoftimi i Llapit:“𝐄𝐫𝐠𝐲𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞𝐤𝐚𝐥𝐭𝐞̈𝐫
Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë me super mesfushorin, Ergyn Ahmeti.
Mesfushori 27-vjeçar vjen në klubin tonë pas eksperiencës dy-vjeçare tek Dukagjini, ndërsa më parë ka mbrojtur ngjyrat edhe të Prishtinës e Dritës.
Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Ahmeti ka firmosur kontratën e vlefshme deri në vitin 2024.
Ahmeti do jetë forcë shtesë për repartin e mesfushës dhe do bashkohet me ekipin tonë në përgatitjet për edicionin e ri që do i fillojmë nga dita e sotme.
Mesfushori mitrovicas ka fituar dy-herë Kupën e Kosovës me Prishtinën dhe është paraqitur në ndeshjet ndërkombëtare me klubin kryeqytetas dhe Dritën, ndërsa përvoja e tij do jetë ndihmesë e madhe e jona për edicionin e ri.
Mirëpresim ardhjen e mesfushorit kreativ, Ergyn Ahmeti në familjen tonë bardhekaltër, duke i dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze”, shkruhet në njoftimin e Llapit.