Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa ka folur për ndërtimin e nëstacionit policor në veri, pretendoi se derisa po shikonin shpronësimim e perimetrit të sigurisë të stacionit policor, kanë parë se pronarë të parcelës figuronin biznesmeni serb i sanksonuari nga SHBA-ja Zvonko Veselinoviqi e biznesmenët kosovarë Bujar Musa e Akan Ismaili (ky i fundit ka qenë edhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe gazetari Berat Buzhala.

“Në angazhimet me shumë sfida më kujtohet koha kur kemi marrë vendimin për reciprocitet dhe realisht prisnik që vendimi i Qeveria e Kosovës do të ngjallte reagim të Serbisë, dhe ekstremistëve gjë që ndodhi, bën barrikadat 13 ditore. Paraprakisht ne ndërtuam një nënstacion policor në Jarinje, meqenëse pika kuftiare në Jarinje gjendet në territorin e Republikës së Serbisë, dhe në bazë të përvojës që kishim më herët e dinim që Policia do të ishte e pambrojtur në atë pjesë, prandaj vendosëm ta ndërtojmë një pikë, apo një nënstacion policor, i cili u ndërtua gjithësjet për 48 orë”, tha ai.

“Ne për këto 48 orë arritëm të bëjmë një pikë shumë startegjike dhe funksionale dhe shumë të mbrojtur, për të siguruar mbrojtjen e policëve tanë na u desht që të kujdesemi edhe për perimetrin e sigurisë, perimetër i cili shtrihej për hapësirë që në e llogaritshim edhe private. Pas stabilizimit të situatës, pas arritjes që ekstremistët të mposhten, unë kërkova që një pjesë e kësaj parcele që ishte brenda perimetrit të sigurisë të këtij nënstacioni policor të kaloj në prces shpronësimi, dhe në momentin e parë kur u futëm tek prona dhe dokumentimi pamë se ajo hapësirë ishte pronë e Zvonko Veselinoviqit, Berat Buzhalës, Bujar Musës, Akan Ismailit dhe ortakëve të tjerë të tyre”, pretendoi Ministri i Qeverisë Kurti.

“Kjo ishte ajo pasiguria me të cilën ne në vazhdimësi ballafaqoheshim, do të thotë nuk e dinim se as me kënd po ballafaqohemi, ushtarakisht, në aspektin policor, por edhe politikisht. Prandaj, edhe shumë prej sulmeve që neve na bëhen burojnë prej kësaj, prej prishjeve të interesave të grupeve të caktuara, të klaneve të caktuara, interesa të cilat po dalin se kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ministri Sveçla, shkruan Reporteri.net.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar gazetari Berat Buzhala, i cili e ka quajtur shpifje deklaratën e ministrit Sveçla, duke thënë se nuk ka pronë në veri të vendit.

“Po, e përseris: Unë nuk kam prona në veri. Nuk kam prona as me Zvonkon as me Millanin. As të parin e as të dytin si kam taku kurrë, s’kam komuniku kurrë me ta, as me shkrim as me gojë”, ka thënë ndër të tjera Buzhala, ndërsa ka pralajmëruar se do ta padis ministrin Sveçla.