Ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri.
Ai në një letër dërguar në redaksinë e Indeksonline nga burgu i Dubravës, ka thënë se Vokrri do të mbetet një legjendë e pakrahasueshme e futbollit shqiptar.
Selimi shprehu keqardhje që pa dëshirën e tij sot po mungon për ta përcjellë mikun e paharruar në botën tjetër.
Kjo është letra e plotë e Selimit:
Me dhimbje po e përjetoj humbjen e mikut tim, legjendës se futbollit Fafil Vokrri. Vokrri për mua do të mbetet ai që ishte, idoli i fëmijërisë sime, miku im i paharruar dhe legjendë e pakrahasueshme e futbollit shqiptar.
Pa dëshirën time, sot nuk po mund t’iu gjendem pranë në ditën e përcjelljes për në botën tjetër, familjes dhe miqve të tij. Prandaj, nga Dubrava, iu shprehi ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të Fadilit. Fadil Vokrri do të mbetet ikona e sportit shqiptar dhe i pa harruar.
Sylejman Selimi
Dubrave 10 Qershor 2018