Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkruar një letër nga burgu me rastin e vdekjes së Adem Demaçit. Thotë se bashkë luftuan për liri, liri që ende nuk e gezojnë shumë luftëtarë.
Ai tregon se Demaçin e ka takuar mes flakëve të luftës në Drenicë.
“Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar”, ka shkruar Selimi.
Letra e plotë e tij:
Me dhimbje te madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta te simbolit te rezistencës dhe Përfaqësuesit politik te UCK-se Bacës Adem Demaçi. Bashke me dhimbjen ndjej edhe krenari qe e patëm Bacën Adem. Kur Adem Demacin e takova ne mes te flakëve te luftës ne Drenice e kuptuam edhe me mire se përderisa Baca ishte ne anën tone, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte ne anen tone. Bashkë u përpoqëm dhe luftuam për liri, liri e cila shume luftetareve iu mungon ende. Ai e diti dhe e dëshmoi se sa e shtrenjte eshte liria kombëtare dhe njerëzore. Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar. Sylejman Selimi. Dubrave, 27 Korrik 2018
Këtë letër Selimi e ka dërguar për Indeksonline..