Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Respekt për trajnerin dhe lojtarët e tyre. Ishim shumë mirë në pjesën e parë, kishim mundësi për të shënuar golin e dytë.

Më pas pësuam dy gola në të dytën, por ia dolëm të barazonim. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve. Shumë bukur.

Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencial dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje.

A prisja më shumë nga Kroacia? Është shumë e vështirë kur analizon ndeshjen dhe sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të shënonte, ne do të ishim shumë të trishtuar. Ndërkohë që Kroacia do të cilësohej e mrekullueshme për dy golat për dy golat.

Kroacia nuk luajti keq ndaj Spanjës, por spanjollët shënuan gola brenda pak minutave. Duhet parë në tërësi performanca e një skuadre.

Tentuam të mbroheshim mirë. Kemi bërë lojë të mirë kundër një skuadre të vështirë dhe lojtarëve të jashtëzakonshëm. Kroacia ka tërë respektin tim”, u shpreh Sylvinho.