????????????????????????????????????

Task Forca “Ta Pastrojmë Podujevën” ka mbajtur sot takimin e fundit koordinues, ku është diskutuar lidhur me planin e veprimit dhe organizimin e përgjithshëm të aksioni, transmeton Llapi.info

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari njoftoi të pranishmit me përgatitjet e që ka bërë ekipa lokale, duke përmendur hartimin e detajuar të planit të veprimit, i cili ështe bërë në koordinim me kompanitë e kontraktuara dhe me akterët tjerë të përfshirë në proces.

Rudari gjithashtu foli për rëndësinë e organizimit sa më të mirë dhe masiv të aksionit të 15 shtatorit, i cili përveç efektit që do të prodhojë për pastrimin e ambientit ku jetojmë, arsye shtesë për angazhim edhe më të madh janë grandet e premtuara nga Qeveria e Kosovës për komunat më të suksesshme.

Gatishmëri për pjesëmarrje dhe angazhim në këtë aksion shprehën edhe përfaqësuesit e kompanive të pastrimit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Aksioni i pastrimit në Podujevë do të fillojë nesër në orën 11:00, në sheshin e qytetit në Podujevë.