Skuadra e Llapit po zhvillon fazën përgaditore në Shqipëri në këto 10 ditë të pushimit të “Vala Superligas”, shkruan Llapi.info

Trajneri i skuadres lidere Llapit,  Tahir Batatina, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka vlerësuar punën që po bëjnë lojtarët  llapianë, dhe ka apeluar te trajneri i Kosovës ta ktheje kokën tek djemtë e skuadres llapiane.

“Respekt për këta djem dhe stafin tim teknik për angazhimin dhe diciplinen e treguar në mini-fazën përgatitore në Shqipëri. Skuadra e Llapit i ka djemt më të mirë dhe më profesional në gjirin e saj që nga ardhja ime në Llap, ku i mbetet pasardhësit të Bunjakut ta kthej kokën nga këta djemë”, ka shkruar Tahir Batatina në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Kosova, mbrëmë ka pësuar humbjen e tetë radhazi si vendase ndaj Ukraines./Llapi.info