Sulmuesi kosovar, Valmir Veliu ka bërë një hap gjigant në karrierë – pasi u transferua nga Superliga e Kosovës në Superligën e Turqisë, si transferi më i shtrejtë në histori të futbollit kosovar.
Veliu ka kompletuar transferimin e tij nga KF Llapi tek Gaziantep.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Gaziantep, shkruan GazetaBlic Sport.
Transferimi i Veliut në Gaziantep ka kushtuar 180 mijë euro.
Ish trajneri i Veliut, Tahir Batatina shprehet shumë i lumtur me transferimin e sulmuesit në Turqi dhe ai e sheh si një sukses të madh për lojtarin, klubin dhe për të personalisht.
“Jam i lumtur si trajner pasi është transferi më i shtrejtë, Valmiri kishte karrierë të madhe, erdhi si fëmije, kam besuar tek ai qysh para 5 viteve, edhe pse shumë nuk i besonin, por me punë kemi arritur që të transferojmë në një klub të madh turk, kjo më bën te lumtur mua dhe të gjithë klubin”, tha fillimisht Tahir Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai më pas konfirmoi shumën e transferimit të Veliut në Gaziantep.“Transferimi i tij ka kushtuar 180 mijë euro”, zbuloi Batatina.
Në fund, ai foli edhe për kontratën e sulmuesit në Turqi, e cila sipas tij është e jashtëzakonshme.“Po, kontrata e tij është e jashtëzakonshme, ka edhe bonuse të shumta. Ai do të marrë bonuse për golat e shënuar, për ndeshjet e luajtura, poashtu ka edhe veturën personale dhe vendbanimin e sigurar nga klubi”, përfundoi Batatina.