Drita e ka fituar derbin ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e futbollit.
Gjilanasit realizuan fitore me rezultatin 0:1 në udhëtim.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Blendi Baftiu në minutën e 42-të.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se Llapi nuk do të dorëzohet në luftën për titull.
“Në derbi vendosin detajet. Të dy skuadrat luftuan për pikë, pasi të dyja kishin nevojë për pikë. Në pjesën e parë nuk ishim të vëmendshëm dhe pranuam gol. Në pjesën e dytë ne e bëmë maksimumin, bëra ndryshime në skenë, rrezikova. Kishim rastet tona me Selimin për të finalizuar, por ky është futbolli. Nuk është dashur të bëhej ky gabim. Deri në fund, gara për titull do të jetë e hapur”, ka thënë trajner i Llapit.
Me këtë fitore, Drita barazon pikët me Llapit nga 54 sosh.