Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores në derbin ndaj Dritës, ka thënë se ekipi i tij ka treguar lojë të mirë në këtë ndeshje, shkruan Llapi.info.
Për medie, Batatina ka ironizuar edhe me skuadrën gjilanase, gjersa ka shtuar kjo ndeshje, siç ka thënë ai, ka qenë si “supë peshku”, duke iu referuar si të lehtë.
“Kom menduar që supa e pulës është e lehtë, por e peshkut qenka më e lehtë. Kemi qenë shumë të vëmendshëm, e kemi menaxhuar shumë mirë lojën, por gjatë tërë ndeshjes kemi bërë maksimumin. Skuadra tregoi një fytyrë kampioni dhe mendoj që përsëri do ta sjellim trofeun në Zahir Pajaziti, këtu nuk mund të marrë pikë askush. Llapi dëshiron pozitën e dyte, nuk kënaqemi pa qene kampion, nënkampion, ose pa fituar Kupën”, ka thënë ai.
Me këtë fitore, Llapi “blidon” pozitën e katërt në tabelë me 47 pikë të tubuara, 5 pikë më pak se Drita që radhitet në pozitën e tretë.
Në xhiron e radhës, Llapi udhëton në Drenas për t’u ndeshur me Feronikelin, ndërkohë që Drita pret Malishevën./Llapi.info