Tahir Batatina kohët e fundit është rikthyer si shef i shtabit teknik të skuadrës podujevase të Llapit.
Trajneri është një ndër meritorët për sukseset e viteve të fundit të klubit llapjan pas rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës.
Strategu ka falënderuar vazhdimisht gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e ekipit.
Ai së fundmi ishte në një vizitë zyrtare në Gjermani gjersa ka vizituar stadiumin legjendar të Borussia Dortmundit, “Signal Iduna Park”.
“Faleminderit të gjithëve për kohën sa kalova me ju. Së bashku arrita të marrë shumë për ta ngritur dhe avancuar futbollin dhe skuadrën e Llapit. Respekt për të gjithë për mbështetjen që më dhatë të kem takim me struktura të larta të futbollit gjerman dhe klube të nivelit evropian”, ka shkruar Batatina në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, Llapi zë pozitën e dytë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, ku lider është Feronikeli./Llapi.info