Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është ankuar në ndarje të drejtësisë pas barazimit me Gjilanin, kundër gjyqtarit kryesor, Gramos Shala, raporton Llapi.info.

Pas ndeshjes, Batatina ka thënë se pikërisht Shala, sipas tij, ia mori tri pikët e plota Llapit, ndërkohë që ka shtuar se ekipi i tij ka dominuar në këtë ndeshje.

“Këto pikë na mori Gramos Shala, jo Gjilani, i kemi dominuar në çdo aspekt. Çdo kontakt ishte faull, njerëzit po investojnë milionat, atij duhet me i ardhë marre”, ka thënë ai.

Duke hedhur kritika ndaj referimit, Batatina është shprehur i zhgënjyer me rezultatin final në këtë xhiro, pasi që sipas tij, Llapi e ka merituar fitoren.

“Nuk ishte për karton të kuq, pasi ishte në mes të fushës. Ka dhënë kartonë pa nevojë. Ky arbitër s’e meriton me qenë në Superligë, atij duhet t’i vijë marre që po ia humb djersën këtyre djemve. U vërejt që nga sekonda e parë që ka ardhur me na mposht, vetëm karakteri ynë ka mundur të qëndroj nga ai presion. Nuk ka koment. Sot është tendencioze. Pikët ua dha Gramos Shala se deri në mëngjes me lujt nuk mund të mposhtnin Llapin. Sa te jam unë në Llap, Gramos Shala nuk do të referojë, ai do të na shikojë vetëm nga TV”, ka thënë Batatina.

Me këtë barazim, Llapi ka 41 pikë të tubuara dhe pozicionohet në vendin e katërt, ndërkohë që Gjilani ka 48 sosh në vendin e dytë.

Në xhiron e radhës, Llapi e pret në “Zahir Pajaziti” Dukagjinin, derisa Gjilani i shkon Malishevës./Llapi.info