Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ua ka sjell një super-lajm tifozëve llapjan. Ai ka deklaruar se takimi me Lirinë, ishte i fundit i zhvilluar në Merdarë.

Batatina, në emisionin Arena në Tribuna Channel, tha se që nga ndeshja e ardhshme si vendas, Llapi do të luajë në stadiumin e rinovuar “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapjanët në fundjavë janë mysafir të Hajvalisë, kurse mesjavën e ardhshme presin Besën.

Në emission të pranishëm ishin edhe Behar Maliqi i Feronikelit, Endrit Krasniqi i Prishtinës dhe Qëndrim Krasniqi i Drenicës. /Olle

 

Deklaratën e Batatinës për Llapin e gjeni nga minuta 33:00.