Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është një nga trajnerët më njohur në futbollin kosovar.
Ai në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka treguar për transferimin e dy super-talenteve të rinj.
Batatina ka treguar se si ai zbulon talentet e rinj.
“Gjeneratat e reja nga U17 i përcjell, jo vetëm të Llapit, por edhe skuadrat e tjera. I shikoj ndeshjen, i shikoj lojtarët dhe mendoj çfarë mund të arrij me ta dhe gjithmonë është fokusi im te gjeneratat e reja. Shumë shpejt do t’i bashkohen Llapit dy super-talent që nuk dua t’i bëjë zyrtare, pasi që ende nuk kanë nënshkruar kontratat. Nuk janë nga akademia e Llapit dhe janë dy lojtarë me të ardhme të lartë”, tha ai.
.