Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se zgjedhjet në veri e kanë kthyer vendin prapa.
Ai ka shtuar se nuk është arritur diçka me zgjedhjen e katër kryetarëve e s’e këta të fundit nuk po kryejnë ndonjë punë.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se AAK-ja pati kërkuar qysh në fillim që për çështjen e zgjedhjeve në veri Qeveria të mos merrte veprime për të cilat më vonë do të kthehej
Ai këtë e ka quajtur eksperimentim, gjithë atë që ka ndodhur me procesin e zgjedhjeve në komunat veriore.
“Ju them me përgjegjësi të plotë, eksperimentimi i Albin Kurtit me zgjedhjet në veri të Kosovës e ka kthyer Kosovën mbrapa. I ka dëmtuar interesat e Kosovës. I ka vendosur disa flamuj, herë më poshtë e herë më lart, flamuj të shtetit të Kosovës, e që do të shohim se sa do t’i mbajë këta flamuj zotëri Kurti në këtë proces. Ky eksperimentim është bërë për aspekt elektoral, puro politik dhe në asnjë moment institucional”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar se nuk duhet lënë që të pësojë Kosova nga ky proces.
E, ndërkohë ka folur për projektligjin për zyrtarët publikë, i miratuar të premten nga Qeveria. Tahiri është shprehur se do të ndërmarrin veprime për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese këtë projektligj.