Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, tashmë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Besnik Tahiri, ka nisur fushatën përkundër që zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se është duke e bërë hartimin e planit qeverisës në këtë Komunë, teksa sot ka shtuar se ka një masterplan të veçantë për riparimin e banesave kolektive.  

“Në kuadrin e hartimit të programit, në terren pamë objektet kolektive të banimit dhe shtëpitë private. Një master plan i veçantë do të trajtojë riparimet urbane dhe estetikën. Një pjesë e investimit, kryesisht ato të fasadimit, përfshin thithjen e fondeve për efiçiencë si dhe financimin komunale. Si i tillë, pritet që secila hapësirë banimi përveç aspekteve të sigurisë (orët elektrike, rrjetin e ujit, kanalizimeve, pullazet) dhe atyre funksionale të brendshme (shkallët, bodrumet dhe liftat) dhe të jashtme, parkingjet, kandet e gjelbruara dhe hapësirat rekreative”, ka shkruar ai.

“Me funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike, banorët do të paguajnë mirëmbajtjen dhe pagesën e shërbimeve mujore. Programi do të parasheh zgjidhje zonale dhe sektoriale, duke përfshirë edhe zhvillimin e orientuar dhe policentrik”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Tahiri e ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të Komunë së Podujevës në mars të këtij viti, për zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor./Llapi.info

May be an image of outdoors
May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of street and sky
May be an image of one or more people, road and street