Deputeti nga Vetëvendosja, Liburn Aliu, ka thënë se Ramush Haradinaj ka mashtruar qytetarët kur ka kërkuar të zvogëlojë pagën e tij, duke e konsideruar më skandaloze sesa mashtrimi i pasaportave të Labinot Tahirit.
Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti Labinot Tahiri i cili tha se asnjëherë nuk ka mashtruar qytetarët e Kosovës.
“Liburn Aliu, e paska quajtur mashtrim punën e pasaportave të mia! Të them të drejtën nuk e di që vetëm njëherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjtë apo të moshuarit, në cilën do rrugë që isha edhe sot ku jam”.
“Nëse paskam mashtruar dikë në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroj pasaportat dhe jemi në rregull pastaj për mashtrimin”.
“Çudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi”, shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook.