Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar qeverinë për keq menaxhim. Ai e ka porositur kryeministrin Albin Kurti që t’i lërë fjalët dhe të punojë.
Tahiri kai përmendur edhe mbylljen e llogarive të 1200 llogarive të bizneseve.
Sipas tij programi nuk tregon veprime konkrete dhe ik nga përgjegjësia konkrete.
“Qeveria flet me hamendje për synime anti Covid. I keni mbyll 1200 llogari të bizneseve. Ky program fjalën kyçe është dashtë me pas për ekonominë. Nuk keni asnjë masë se si ke ndihmu këtë shoqëri. Keni kujdes ky shtet ka një histori se si ka ardhë liria dhe mos neglizhoni dhe e keni zhvendos prioriteti e dialogut nga pika e parë në të katërtën me këtë qasje po tregoni një arrogancë e cila i kthehet kundër Kosovës. Mos e mashtro shtetin me fjalë por puno dhe vepro”, tha Tahiri.