Kandidati për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri ka vizituar në mbrëmjen e sotme qytetin e Podujevës, transmeton Llapi.info.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se Llapi është pikënisja ime dhe se ata janë vetëm të vërtetë.

“Llapi pikënisja ime, memoria e kujtimeve të mia.

Ndalesë e vendtakim i përhershëm, shtytës dhe energji pa fund.

Aty ecet me këmbë përtokë, krenar e dinjitetshëm.

Llapjanët janë vetëm të vërtet.

I frymëzuar me brezin e transformimit në Llap” ka shkruar Tahiri./Llapi.info