Shefi i grupit parlametar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se më 28 nëntor sheshet e Prishtinës do të mbushen nga veteranë kundër kësaj Qeverie.

S“Unë jam i bindur që kjo situatë nuk do të shkojë kështu. Shpejt vjen 28 nëntori, që është 27-vjetori i daljes publike të UÇK-së. Do të mbushen sheshesh me veteranë, sepse nuk do të munden më të iu durojnë”, u shpreh ai.

Këto komente Tahiri i bëri gjatë kohës kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për ushqimin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë seancë munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.