Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Podujevë së bashku me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, njofton Llapi.info.
Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se në Llap jemi bashkë, këtë herë e përherë si nismëtarë të proceseve.
Ka shkruar se jemi bashkë për Kosovën, për atë që e kemi të përbashkët e përgjithmonë.
“Në Llap jemi bashkë, këtë herë e përherë si nismëtarë të proceseve, jemi bashkë jo si fund por si fillim i mundësive të reja për vendin. Jemi bashkë për Kosovën, për atë që e kemi të përbashkët e përgjithmonë. Tashmë është më e qartë se kurrë se kryeministri Haradinaj dhe AAK, nuk luhatemi, ne jemi bashkë”, ka shkruar Tahiri./Llapi.info