Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se partia e tij nuk do të lejojë që Vjosa Osmani të zgjiedhet presidente e shtetit.
Pas mbledhjes së kryesisë, ai ka dhënë se Qeveria Kurti duhet të merret me çështje më me rëndësi për shtetin.
“Një mbledhje e çuditshme që shtyhet çdo 30 minuta. U ftu pa një agjent të qartë. Mbledhje e cila ishte realisht me seancën e mbrëmshme. U mundua të kontrabandohet ligji për zgjedhje i cili duhet t’i nënshtrohet një reformë zgjedhore.
Kërkojmë nga kjo mazhorancë të cilët po i kërkojmë të merret me pandeminë, ekonominë… ata më së paku e kanë mendjen te qeverisja, por sistemimi…
Ata do të tentojnë të zgjedhin presidentin. Presidenti zgjidhet në një situatë solemne, në mënyrë të dinjitetshme.
Ata po tentojnë të zgjedhin në një mënyrë të turpshme pa u konsultuar me partitë parlamentare . Ata po tentojnë ta mbysin demokracinë. Por ne jemi gardian te demokracisë. Të tërhiqen këto dy kandidatura”, ka deklaruar ai.