Në Orllan të Podujevës, sot janë bërë homazhe në nderim të veprës së heronjve, Hajdin Haliti dhe Sami Plakolli në 20-vjetorin e rënies së tyre, njofton Llapi.info

Në homazhe morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, zyrtarë shtetërorë e qytetarë të tjerë.

Në këtë përvjetor për të bërë homazhe pranë lapidarit të dy heronjve në Orllan ishte edhe koordinatori nacional për Reforma Shtetërore në qeverinë “Haradinaj”, Besnik Tahiri.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

“Në 20-të vjetorin e rënies, në vendin e rënies Kodra e Dëshmorëve, Orllan, përkujtuam heronjët e kombit Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti. Dëshmorët Samiu dhe Hajdini dhe bashkëluftarët treguan se Llapi dhe Gollaku përgjithmonë do të mbetet instikamja e parë ndaj secilit armik që i mësynë vendit tonë. Ndërkaq lapidarët e të rënëve janë gurët që vendosen kufirin”, ka shkruar Tahiri.

“Ky lapidarë i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës Zahir Pajaziti dhe memorialëve ku prehen e përkujtohen dëshmorët”, ka përfunduar Tahiri në Facebook./Llapi.info

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor