Teksa mediat prisnin ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Tahiri është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë.
Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias