Gjatë ditës së sotme kryetari i Podujevës Agim Veliu, është takuar me anëtarin e kryesisë së AAK-së Smajl Sfishta, raporton Llapi.info
Sipas një postimi në rrjetin social me mbishkrimin “Takim miqësor me shokun tim të gjeneratës Smajl Sfishta. Evokuam kujtime dhe biseduam për tema të ndryshme.”, mbetet pikëpyetje se a është biseduar edhe për ndonjë bisedë pazaresh.
Llapi.info ka kontaktuar me kryetarin e AAK-së Fatmir Humollin për të pyetur në lidhje me këtë takim, se për çfarë është biseduar, ai u përgjigj se nuk është në kompetenca të partisë, të flitet për këso takimesh.
Kujtojmë se ky i fundit kishte marrë iniciativën që fillimisht të arrihet një marrëveshje edhe me partitë tjera që ishin të interesuara për bashkëqeverisje dhe pas takimeve u arrit marrëveshje mes AAK dhe OBDK-së, për të formuar grupin prej tre këshilltarëve dhe që së bashku të vazhdonin me LDK-në për një bashkëqeverisje të mundshme ku nëse do të kishte marrëveshje politike AAK-OBKD, do të udhëhiqnin me tre drejtori dhe me postin e nënkryetarit.Pjesë e këtyre bisedimeve ishte edhe PD, por ajo tashmë kishte arritur marrëveshje me LDK-në.
Burime të Llapi.info brenda AAK-së, thuhet se në marrëveshjen e arritur mes AAK-së dhe OBKD-së ku nënshkruan, interesante është se në vend të asamblistës Tringë Sfishta, nënshkroi prindi i saj Smajl Sfishta me të cilin ishte takuar sot ku Veliu pretendon se u takua për një takim miqësor.
Se a është biseduar nga Agim Veliu nga LDK dhe Smjal Sfishta nga kryesia e AAK-së njëherit edhe prindi asamblistes nga AAK Tringë Sfishtës, për ta bindur asambilstën nga AAK- për koalicon me LDK-në, apo vetëm takim miqësor mes tyre mbetet të shihet më vonë.
Po ashtu Veliu, çdo herë ka pasur nevojë për që të arrijë numrin në kuvend, e këtë e ka gjetur gjithmonë tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sic është rasti me Mrika Thaçin dhe Mirsad Kamerollin.
Kjo tregon se Agim Veliu në asnjë variant nuk dëshiron ta ndajë pushtetin me ndonjë parti siç e kërkon demokracia, por duke anashkaluar anën zyrtare të marrëveshjeve ofron pazare të ulta secilit këshilltar duke përjashtuar partitë politike që ata përfaqësojnë./Llapi.info/