Një takim i jashtëzakonshëm në MAShTI do të mbahet me drejtorët komunalë të arsimit, gjatë të cilit do të diskutohet çështja e mbylljes ose jo të shkollave, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e MAShTI, në mbledhjen e Qeverisë, Hykmete Bajrami njoftoj se kanë marrë të gjitha masat për gatishmëri kundër Coronavirusit.
“Si MAShTI kemi marr të gjitha masat. Kemi takimin në orën 15:00 me të gjitha drejtoritë e arsimit në komunat e Kosovës. Kemi kërkuar dizenfektim në gjitha shkollat”.
“Po presim rekomandimet nga instituti i shëndetësisë po mundohemi që ta mbajmë opinionin të informuar e mos të bëjmë panik”, u shpreh Bajrami.
Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për gatishmëri kundër virusit Coronavirusit.
Kjo kërkesë u bë nga Ministria e Shëndetësisë për të siguruar qytetarët e vendit kundër këtij virusi i cili është përhapur në mbarë botën.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoj se 5 persona janë duke pritur rezultatet nëse janë të prekura nga virusi.
Derisa tha se kanë marrë të gjitha masat e mbrojtjes ndaj këtij virusi.
“4-5 persona janë duke pritur rezultatet në orët në vijmë nëse janë të prekur nga virusi ‘Corona’”.
“Virusi Paraqet një emergjencë kombëtare dhe gjitha aktivitetet e ndërmarra kanë pasur për qëllim mbrojtjen e tij. T’i sigurohet popullatës siguria e duhur”, tha ai.