Në ambientet e Shkollës Fillore “Hyzriu dhe Samiu” të fshatit Letanc të Podujevës u mbajt tubimi i familjeve Blakçori nga komuna e Podujevës dhe Istogut, njofton Llapi.info.
Tubimi ishte organizuar me iniciativën e Shoqatës Humanitare “Blakçori”, e cila ka për qëllim afrimin e këtyre familjeve, njohjen në mes tyre dhe në veçanti misionin e humanizmit në formimin e një fondi që do t’i dedikohet personave që kanë nevojë në fushën ekonomike, shëndetësore dhe arsimore.
Takimin e përshëndetën me nga një fjalë rasti profesorët Murat Blaku, Shefqet Hoxha dhe Burhan Blakçori. Ndërsa, nga mysafirët folën Lulzim Blakaj dhe Daut Blakaj.
Murat Blaku foli për prejardhjen e kësaj familjeje, për peripecitë e saj ne kohën e robërisë si dhe për disa personalitete të shquar të kësaj familjeje siç ishin Mustafë Blaku, Hoxhë Sadria, Met Podieva , Xhafer Meta etj.
Të pranishmit i argëtuan Fahri Hoxha me orkestren e tij dhe Adnan Blakaj.
Në korrik të këti viti do të mbahet takimi tjetër i radhës i kësaj familjeje të madhe dhe autoritative./Llapi.info