U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Hoxhaj në RTV21, ka bërë të ditur se në këto takime është diskutuar për dialogun dhe një listë të temave në të cilat mund të bashkëpunojë opozita.

“Me të dy kam pasur takime jashtëzakonisht të mira. Ne mbi të gjitha e shohim të rëndësishme të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik, në të mirë të Kosovës. Fillimisht do ta shohim sa serioz janë Qeveria dhe pastaj kolegët tanë në opozitë”, ka thënë Hoxhaj

Ai po ashtu tha se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet ta sjellë një platformë për dialogun në Kuvend të Kosovës.

“Të shohim cilat janë parimet e dialogut që do ta udhëheqë zoti Kurti, në raport me Serbinë”, tha ai.