Sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit.
Në këtë ditë që festohet në gjithë botën është një personazh interesant që ka nja mesazh për ata që nuk e preferojnë leximin.
Bëhet fjalë për taksistin Zijadin Hyseni, i cili që 15 vjet sa vozitë nëpër kryeqytet katër deri pesë orë në ditë i kalon duke lexuar libra, krejt kjo gjatë kohës kur nuk ka klientë, njofton Klan Kosova.
“Jo vetëm që libri mundëson pajisjen me dituri por në radhë të parë drama, romani, poezia, të japin kulturë, ta zbusin shpirtin, zemrën dhe njëkohësisht është pasaporta më e mirë me të cilin mund të udhëtosh kudo”, tha Hyseni.
59 vjeçarit më së shumti i pëlqejnë shkrimet e Amerikës Latine derisa nga ato kosovare, veçon rreshtat e shkruar nga Ismail Kadare.