Profesionin si taksistë e ushtron qe 22 vjet, por krahas kësaj, Januz Mustafa ka edhe një angazhim tjetër.
Ky i dyti, përveç kënaqësisë shpirtërore, nuk është se i sjell tjera të ardhura financiare.
Por, kjo nuk e ndali, që të haps një kuzhinë humanitare, në Ferizaj, ku po shtron falas iftare për personat në nevojë, njofton Klan Kosova.
“Sot i kemi mbush tri tava me pasul edhe mendojmë me i ushqye 57 familje”, ka thënë Mustafa.
Këtë po e bën falë bashkëpunimit me njerëz të vullnetit të mirë, të cilët po i ndihmojnë duke i dhuruar donacione të ndryshme si ushqim ashtu edhe para.
Nga dita e parë e Ramazanit, në këtë kuzhinë po shërbehet me vete nga një shujtë ushqimi, përfshirë edhe pije. Kjo bëhet nga ora 17:00 deri në orën 18:00.
Këtë kuzhinë Januzi nuk po planifikon ta mbyll as pas ramazanit.