Po mbahet ceremonia e ndarjes se certifikatave dhe medaljeve për nxënësit më të mirë dhe më të sukseshëm në garën ndërkombëtare të matematikës Kangaroo, njofton Klan Kosova.
Jusuf Thaçi, drejtor i institutit Atomi ka thënë se kanë bërë mirë që pas dy vjetësh e kanë organizuar këtë garë për identifikimin e talenteve të matematikës, dhe se kjo garë ka treguar që ka talente.
“Këta nxënës janë rezultat i punës. Mungon instanca e duhur për këta nxënës”, ka thënë mes tjerash ai.
Ndërkaq, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka shtuar se aktiviteti i kësaj gare po i bën krenarë, dhe se një institut si Atomi po punon që ta bëjë Kosovën të ndjehet krenare. Ai i përgëzoi talentet pjesëmarrës të kësaj gare.