Njëri nga futbollistët më të mirë të sezonit të kaluar në Superligë, Mirlind Daku është bashkuar me skuadrën kroate, NK Osijek.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ndihet krenar që një lojtar i tij ka arritur të ngrihet në këtë nivel.

Kujtojmë se Daku është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Superligë duke shënuar 17 gola./Llapi.info