Valmir Veliu, talenti llapjan i Shkollës së Futbollit ‘Liridoni’ nga Podujeva, nga data 23 deri më 30 gusht të këtij viti do të jetë në prova te ‘Academy of Light’ në Sunderland.

Talenti llapjan i Shkollës së Futbollit ‘Liridoni’ nga Podujeva, Valmir Veliu, nga data 23 deri më 30 gusht të këtij viti do të jetë në prova te ‘Academy of Light’ në Sunderland. Ai do të jetë i shoqëruar nga trajneri, Bahri Osmani, i cili bashkë me Fisnik Thaqin kanë meritat më të mëdha për këtë arritje të talentit 15-vjeçar.

Para se të marrë ftesën për në ishull, Veliu ka qenë i vëzhguar për më shumë se një vit. Lajmi është konfirmuar nga Veliu, por edhe nga trajneri i tij. Lojtari shpreson shumë se do t’ia arrijë qëllimit që t’i kalojë provat e për këtë garanton edhe trajneri Osmani, i cili ka punuar shumë me këtë futbollist, shkruan “GazetaOlle.com”, transmeton llapi.info

Veliu edicionin e kaluar ishte nga futbollistët më të dalluar në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës dhe i vetmi nga lojtarët e shkollave llapjane i përzgjedhur në Përfaqësuesen U-15 të Kosovës.

Veliu mund të luajë në mesfushë dhe sulm, derisa ka shumë karekterisitika që e bëjnë atë një futbollist premtues. Ndryshe, Shkolla e Futbollit ‘Liridoni’ njihet për kultivimin e talentëve./Llapi.info

11406617_946442702044094_8244413605813412589_o