Rreth 5 kilometra rrugë që të qojnë në fshatin Metergoc të Podujevës, tash e 35 vjet kanë mbetur të paasfaltuara.
Mbi 100 banorë të këtij fshati, përballen me telashe të shumta, si pasojë e problemeve me këtë rrugë, raporton KTV.
Ndonëse këta banorë herë pas here kishin marrë shume premtime nga komuna, se rruga do të asfaltohej, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Premtimi i fundit ishte bërë në vitin 2017.
Me këtë gjendje, ata përballen çdo ditë, e vështirësi më të mëdha po kanë gjatë ditëve me mot të ligë.
Ndër hallet më të mëdha, sipas banorëve, është mbyllja e shkollës së fshatit para 7 vjetëve dhe braktisja nga banorët.
Në komunën e Podujevës kanë thënë se hallet e këtyre banorëve nuk do të përfundojnë as këtë vit.
Banorët thonë se në rast të mosrealizimit të premtimeve që kanë marrë, do të protestojnë para komunës së Podujevës.