Banorë të fshatit Dumosh, në afërsi të shkollës të këtij fshati kanë kërkuar nga komuna e Podujevës që tu dal në ndihmë të ua hap rrugët pasi që kanë raste me të sëmurë në shtëpi.

Sipas banorëve të këtij fshati, në këtë lagje janë 5 shtëpi të bllokuara nga bora.

Banori L. P. ka thënë për Llapi.info se në shtëpi e kanë gjyshen e sëmurë dhe i duhet tretman mjekësorë.

Sipas tij është dashur që të thirret mjeku në shtëpi për t’ia dhënë një infuzion.

Ata u bënë thirrje komunës që tu dalin në ndihmë.

Foto:

dumosh-1

dumosh-2

dumosh-3